Analisti Imer Selmani në emisionin Klan Debat theksoi se ASH dha kontribut të madh në rrëzimin e pushteti të Nikolla Gruevskit në vitin 2017. Sipas tij, kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev veproi ndaj ASH-së njejtë siç tani po vepron Kovaçevski ndaj Alternativës. Selmani përmend edhe frymën opozitare në vend dhe dilemën se si ajo frymë do të orientohet tani me kyçjen e ASH-së në qeveri.
“Fronti pro-evropian nuk është vetëm ndryshimi i Kushtetutës. Por derisa të vijë ndryshimi ka edhe qindra ligje dhe akte tjera që duhet të votohen në parlament. Kështu siç funksiononte shumica ishte joproduktive. Nuk bënin kuorum. Dhe mendoj se hyrja është rrezik për ASH-në sepse do të shohim si do të reflektojë fryma opozitare e votës në RMV. Por nga ana tjetër vendimi i tyre është legjitim si një mundësi për të hyrë më të përgatitur në garën e radhës elektorale”, deklaroi Imer Selmani./KlanMacedonia.,