Nga gjithë epilogu i dy ditëve të fundit në Kosovë, fituese nuk është vetëm Kosova, por edhe tërë rajoni. Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë tani do të marrin kahje tjetër. Kështu mendon analisti Imer Selmani në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin. Sipas Selmanit, sulmi i djeshëm ishte terrorist, ndërsa shteti i Kosovës u përgjigj në mënyrë shumë profesionale.
“Rezultati përfundimtar vetëm se tregoi se Kosova është shtet me kapacitet të plotë për të menaxhuar sigurinë e vendit të vet dhe ne si shqiptarë, të gjithë jemi krenarë dhe mirënjohës se një menaxhim i suksesshëm i një sulmi terrorist nga ana e serbëve, qofshin ata lokalë apo nga Serbia, vetëm se e zvogëlon destabilizimin, jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit”, tha mes tjerash imer Selmnai./KlanMacedonia