Në emisionin Ora e Parë, këshilltari redaktues për zbatimin e gjuhëve, Ahmet Selmani tha se është mendësi paradoksale kur ndëgjohet një shqiptar që thot se nuk i duhet fëmijut tim gjuha shqipe.
”Ndjesia për gjuhën shqipe nuk është e lakmueshme sa duhet, rreziku i brezit të ri është për ta zhdukur atë sepse tani edhe foshnjat e djepit rriten me celularë dhe gjëra të tjera. Krijohet mendësi paradoksale kur ndëgjon shqiptar që thonë nuk ka çka i duhet fëmijut tim gjuha shqipe, ne gjithë duhet mendojmë të vëmë gishtin në kokë rreth kësaj çështje” – tha Ahmet Selmani. /tvklan.mk/