Selmani: Gjuha shqipe për shqiptarët nuk është çështje politike por identitare

Ahmet Selmani nga Agjencioni për Zbatimin e Gjuhës, në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se gjuha shqipe është çështje identitare për shqiptarët, ndaj me hapjen e kushtetutës do të ishte e mirëpritur dhe ndryshimi i termit “gjuhë e folur nga 20 për qind e popullsisë”.

“Hapjen e kushtetutës pala maqedonase e sheh si kuti të Pandorës prej ku do të dalin të këqijat. Jo, mendoj që është krejt e kundërta, se përderisa hapet kushtetuta për ndryshimet kushtetuese, pse të mos gjindet zgjidhje edhe per 20 për qindshin. Pala maqedonase duhet ta kuptojë se për shqiptarët, gjuha shqipe nuk është çështje politike por është çështje identitare”, tha Selmani. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share