“Flirti i Vetëvendosjes në Maqedoni” ishte tema e diskutimit të panelistëve të shquar, sonte në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në Televizionin Klan Maqedoni.
Profesori dhe analisti, Naser Selmani tha se BDI ka arritur të shfytëzoj hapësirën mediatike që i ofrohet në Kosovë dhe Shqipëri, teksa opozita shqiptare duket se ka frikë nga mediat dhe nuk pranojnë debatet.
Naser Selmani: Çështjet e Maqedonisë nuk kanë qenë të përfshira shpesh në mediat e Shqipërisë dhe Kosovëz, te partitë opozitari mendohet se janë të anashkaluar por edhe kur atyre u jepet hapsirë ata nuk din ta shfrytëzojnë këtë hapsir. Sepse këtu në Maqedoi edhe mediat janë pjesë e lojës, nëse ju jeni të gatshëm ta merrni këtë hapsirë mediatike dhe të tregoni idetë e juaja ska gjë të keqe këtu. Por mesa duket opozita ka frikë nga mediat dhe nuk i pranojnë debatat dhe nxjerrin pretekset se i mbahet krahu vetëm BDI-së. Por kjo ndodh për shkak të dobësisë së opozitës të cilët nuk përfshihen.
Analisti Lirim Mehmetaj tha se logjika e opozitarëve në Maqedoninë e Veriut lejon që kryeministri Kurti të përzihet në zgjedhjet në Maqedoni, mirëpo nuk pranon mendim ndryshe nga analistët e Kosovës apo të Shqipërisë.
Lirim Mehmetaj: Këta kanë ardh në Kosovë dhe kan kërku ndihmë prej Albin Kurtit, dhe për ta është e pranueshme që qeveria e Kurtit të përfshihen në Maqedoni, e nuk është e pranueshme që askush tjetër të flasi për Maqedoninë, shikoni çfar mendimi totalitar kanë.
Problemi i dytë është se tregon se janë fikacakë sepse nuk dalin të falsin dhe ta mbrojnë atë që të ballafaqohet me gazetarët,
Dhe e treta flet ndërvija, sepse sipas tij të përkrahet një anë është të paguhet. Ai duhet me ardhë me dalë përball nesh dhe të pëballet për konstatim e tij se sa ne paguhemi. /tvklan.mk