Selmani: Çdo shqiptar padrejtësitë i ndjen në lëkurën e tij

Qëllimi i dënimit është që ta riedukojë qytetarin e jo ta dëmtojë fizkisht atë. Ky është konstatimi i profesorit në Fakultetin Juridik në UT, Bashkim Selmani, i cili në Klan Debat shtoi se, në Maqedoni të burgosurit pasi e vuajnë dënimin dalin nga burgu me sëmundje të ndryshme.

Besimi në drejtësi e shëndetësi, sipas Selmanit, janë dy komponentët bazë për të jetuar në një shtet. E kjo fatkeqësisht, sipas tij, nuk ndodh në Maqedoni, sidomos për qytetarët shqiptarë në vend.

“Çdo shqiptar, padrejtësitë i ndjen në lëkurën e tij. paramendoni, sot po të kalojmë nga Struga në Kumanovë, një qytetari tre herë i shqiptohet masa e dënimit, ndërsa shkoni në pjesën lindore, asnjë patrullë policore nuk ka”, tha mes tjerash profesori Bashkim Selmani./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share