Selimi: Edhe po t’i fitojë 61 deputetë, Mickoski nuk mund të qeverisë me Maqedoninë

VMRO ra në grackën e vet. Ky është konstatimi i analistit politik, Sefer Selimi, i cili në Klan Debat tha se kjo parti po e izolon veten me qëndrimet e veta kundrejt partive shqiptare. Kjo qasje e kësaj partie, sipas Selimit, mbyll dyert e bashkëpunimit me partitë shqiptare pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kur asnjëra nga partitë shqiptare, mund të mos duan koalicionimin me të, qoftë edhe nëse është fituese. Mickoski, sipas Selimit, e riktheu fjalorin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski që kërkonte 61 deputetë për të mos u varur nga votat e deputetëve shqiptarë.

“Nga këtu unë mund të them me siguri se edhe sikur zotëri Mickoski t’i fitojë 61 deputetë dhe ta fitojë qeverinë, ai asnjëherë nuk do të qeverisë me Maqedoninë sepse realiteti politik në Maqedoni ka ndryshuar”, tha Sefer Selimi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share