MIQËSORET E MARSIT NË FUTBOLL
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll përmbylli dy ndeshjet miqësore të marsit. Një barazim dhe një humbje është epilogu i këtyre ndeshjeve kontrolluese. Aktivitet e radhës janë në muajin qershor.
Në ndeshjen e dytë miqësore në Antali, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll pësoi humbje me rezultatin minimal 1:0 nga Mali i Zi.
Seleksionuesi Milevski, pavarësisht rezultatit negativ, është shprehur i kënaqur me performansën e të përzgjedhurve të tij.
“Patjetër duhet të shpreh kënaqësinë time për mënyrën se si Maqedonia luajti në këtë ndeshje, si dominoi në të gjitha segmentet e lojës së futbollit. Fatkeqësisht, nuk i shfrytëzuam rastet që patëm, sidomos në pjesën e parë, por gjithçka tjetër që kërkova nga lojtarët, jo vetëm e plotësuan, por dhanë më shumë se kaq. Patjetër duhet të jem i kënaqur me atë që pashë. Edhe një herë do të theksoj se Maqedonia sot luajti një ndeshje jashtëzakonisht cilësore ndaj një kundërshtari serioz siç është Mali i Zi. Jam i kënaqur me atë që pashë në këto dy ndeshje” – tha Bllagoja Milevska, seleksionuesi i reprezentacionit ”A”.
Miqësoret e radhës janë në qershor kur Maqedonia e Veriut do të përballet me Sllovakinë dhe Kroacinë. Për Maqedoninë e Veriut do të jenë ndeshje përgatitore për Ligën e Kombeve ndërsa për kundërshtarët përgatitje për EURO 2024. /tvklan.mk/