Në pragë të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024” mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet në neutral në Pragë, më 14 tetor, seleksionuesi ukrainas Sergej Rebrov ka publikuar listën e futbollistëve që do të kretë në dispozicion pë takimin në fjalë.
Ukraina në muajin tetor ka dy ndeshje së pari më 14 tetor, kundër Maqedonisë së Veriut, ndërsa më 17 tetorë përballet në transfertë me Maltën. Ukraina në pesë ndeshjet kualifikuese në Grupin C, ka 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje dhe me 7 pikë, aktualisht mban pozitën e tretë, aq sa ka edhe Italia në pozitën e dytë dhe Maqedonia e Veriut në të katërtën. Kjo do të thotë se në rastë të dy fitoreve të tetorit do riste gjasat që gtë luftonte për vendin e dytë pas Anglisë
Nբ formacionin e Ukrainës rikthehet Rusllan Malinovski, ish-futbollistit të Atalanta dhe Olympique Marseille, i cili së fundi nënshkroi për Genoan, kështu që tani ai do të jetë një aset serioz për kombëtaren e tij në dy ndeshjet e Tetorit që mund të jenë vendimtare pë kualifikim në Euro 2024.
Lista me 25 futbollistë të ftuar nga seleksionuesi Sergej Rebrov
Portierë: Georgiy Bushchan (“Dynamo” Kyiv), Anatoliy Trubin (“Benfica” Lisbonë, Portugali), Andriy Lunin (“Real” Madrid, Spanjë).
Mbrojtës: Mykola Matvienko, Yukhym Konoplia (të dy Shakhtar Donetsk), Denys Popov, Oleksandr Karavaev (të dy Dynamo Kyiv), Vitaly Mykolenko (Everton, Liverpool, Angli), Ilya Zabarny (Bournemouth, Angli), Serhiy Kryvtsov (Inter, SHBA) , Bohdan Mykhailichenko (Dynamo Zagreb, Kroaci).
Mesfushorët: Andriy Yarmolenko, Vitaly Buyalskyi (të dy nga Dynamo Kyiv), Taras Stepanenko, Oleksandr Zubkov, Georgy Sudakov, Yehor Nazarina (të gjithë nga Shakhtar Donetsk), Oleksandr Zinchenko (Arsenal, Londër, Angli), Viktor Tsygankov (Girona) , Mykhailo Mudryk (“Chelsea” Londër, Angli), Serhiy Sydorchuk (“Westerlo”, Belgjikë), Ruslan Malinovskyi (“Genoa” Genova, Itali).
Sulmues: Roman Yaremchuk (Valencia, Spanjë), Artem Dovbyk (Girona, Spanjë), Vladyslav Vanat (Dynamo Kyiv). Serhiy Sydorchuk (“Westerlo”, Belgium), Ruslan Malinovskyi (“Genoa” Genoa, Italy).