Në fund të muajit mars, përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut vazhdon ndeshjet në eliminatoret për kualifikim për Kampionatin Evropian në Sllovaki 2025.
Të përzgjedhurit e drejtuar nga Dragi Kanatllarovski i pret në shtëpi dy ndeshje kundër Gjibraltarit dhe Suedisë. Ndeshja e xhiros së 5-të kundër Gjibraltarit është caktuar për më 21 mars në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00.
Më 26 mars, në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00 do të Maqedonia e Veriut U-21 përballet kundër përfaqësueses së Suedisë.
Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Dragi Kanatlarovski, i ka thirrur këta futbollistët
PORTIERËT: Marko Alçevski – AP.Brera, Stefan Mitrev – Kozhuv, Ivan Nikoloski – Kamenica Sasa
MBROJTJA: Metodi Maksimov – Alesund, Norvegji, Stefan Despotovski – Rabotniçki, Reshat Ramadani – Shkëndija, Imran Fetai – Tikvesh, Andrej Stojçevski – Zhilina, Mihail Dimitrievski – Bregalnica
MESFUSHA: Ivan Nikolov – Sonderijske, Danimarkë, Ardian Çilafi – Sampdoria, Itali
Hamza Ramani – Shkupi, Luka Stankovski – Tuzlaspor, Turqi, Aleks Zlatkov Makedonija Gj.P. , Dimitar Todorovski – Rabotniçki, Matej Angelov – Rabotniçki
Vane Krstevski – Shkëndija, Berat Kalkan – Gostivar, Erkan Semovski – Koge, Danimarkë, Xhemil Jahja – Voska Sport
SULMI: Mario Ilievski – Kishvarda, Luan Abazi – St Gallen, Zvicër, Filip Trpçevski – Ucikten, Suedi,
Seleksionuesi i përfaqësues së re të Maqedonisë deri në 21 vjeç ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjet e ardhshme eliminatore kundër Gjibraltarit dhe Suedisë. Ai për faqen zyrtare të FFM-së pos tjerash ka deklaruar
“ Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Gjibraltarit dhe Suedisë. Duhet ta fitojmë ndeshjen me Gjibraltarin. Imperativi është fitorja, çdo gjë tjetër do të ishte dështim për ne. Në ndeshjen e dytë pres që të tregohemi në një nivel të mirë, do të mundohemi të përballemi me një kundërshtar të fortë si Suedia dhe të tregojmë se fitorja ndaj tyre në fushën mysafire në raundin e parë nuk ishte e rastësishme.”
– Jemi të fokusuar në ndeshjen e parë kundër Gjibraltarit, të cilën duhet ta fitojmë. Përsa i përket ndeshjes me Suedinë, pres që ata të kenë një qasje ndryshe në krahasim me ndeshjen tonë të parë kundër njëra-tjetrës, por edhe ne kemi matematikën dhe objektivat tona, strategjinë dhe mënyrën tonë për t’u kundërvënë dhe për të luajtur kundër tyre./tvklan.mk