Në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, që zhvillohen në muajin tetor, kundë Kombëtares së Shqipërisë në “Air Albania” më 12 tetorr dhe ndeshjes kundër Ishujve Farore më 15 tetor, seleksionuesi reprezentaciont të Çekisë Jaroslav Silhavý, ka publikuar listen e futbollistëve për sfidat e tetorit, ku shihet qartë se në listen e të ftuarëve ka një ndryshim mes portierëve në vend të Tomásh Koubek është ftuar Alesh Mandous.
Në mesin e mbrojtësve këtë herë mungojnë David Zima dhe Jaroslav Zelený. Nga ana tjetër, janë ftuar David Jurásek dhe Martin Vitík. Ky I fundit është i vetmi që ende nuk ka luajtur titullar me Çekinë.
Futbollistët mesfushorë dhe sulmues të grumbulluar janë të njëjtë. Në listë janë kapiteni Tomásh Souçek, Václav Çerný, golashënuesi më i mirë i skuadrës çeke në kualifikuese me tre gola.
Para ndeshjeve të tetorit, Shqipëria është në vendin e parë në Grupin E, me 10 pikë. Çekët janë në vendin e dytë me 8 pikë me pak, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Në vendin e tretë është Moldavia gjithashtu me tetë pikë, Polonia me gjashtë dhe të fundit në grup janë Ishujt Faroe me një pikë. /KlanMacedonia/