Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, tha se VLEN nuk pyetet në Qeveri sepse u bënë pjesë e saj nga mëshira e VMRO-DPMNE-së e jo nga merita e votës dhe legjitimitetit.
Sela tha se VLEN nuk merret me programin e saj, por ende aludon në njëzet vitet e kaluara të BDI-së.
“Kur je pjesë e qeverisë si humbës, kur nuk je pjesë e qeverisë si fitues por je aty me mëshirën e një partie tjetër që te ka marrë, normal që do e kenë shqiptarët këtë pozitë. Në shumë institucione nuk kemi përfaqësim aspak shqiptar, del tashmë Hristijan Mickoski thotë se edhe kryetarin e Agjencionit të Sigurisë Kombëtarë do e ketë kuadër politik, sepse gjasme i përzgjedhuri i tij që një vit nuk qenka më anëtar i VMRO-së. Do e ndihmonim VLEN-in por ata nuk duan ndihmë, ata merren dhe gjithçka thonë 20 vite kështu, 20 vite ashtu… Ti lej ato 20 vitet e shkuara, shih çoi përpara ato 20 vitet e tua…”, tha Sela. /tvklan.mk