Sela: VLEN-i ia ka marrë dorën me koalicione të tilla që nga “Mozheme” e deri te “Makedonija povtorno tvoja”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin Click Plus ka theksuar se Maqedonia ndodhet një moment kur duhet pyetur nëse VLEN ishte në një koalicion parazgjedhorë me VMRO-DPMNE-në sepse ata ja kanë marë dorën me koalicione të tilla nga “Mozheme” në “Makedonija povtorno tvoja”.

Sela ka theksuar se në këto zgjedhje “Fronti për Europë” ka marë bekimin e qytetarëve të vendit për t’i përfaqësuar.

“Mickoski duhet të ketë kujdes që të mos preket statusi i shtetit unitarë të shtetit sepse kjo do ti detyroj shqiptarët të pyesën se ku duhet ta ushtroj përfaqësimin e tyre dhe kjo do të krijoj telashe dhe mund të vë në pikëpyetje shtetin unitarë”, deklaroi Sela.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share