Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, tha se vendimet e mëtejshme të veprimeve të Frontit Europian do të diskutohen gjithmonë brenda strukturave e më pas nëpër studio televizive.
“Jam ithtarë i idesë I asaj që Fronti Europian idetë nuk duhet debatuar në studio televizive por duhet të diskutohen brenda strukturave. Në këto takime ne kemi përgjegjësi morale ndaj votuesve tanë, të ju sqarojmë se përse Fronti Europian nuk është pjesë e qeverisë? Duhet të vendoset një ligj mandatari me fituesin, e jo fituesi me fituesin, sepse shqiptarët janë etnia e dytë më e madhe në vend. Të ndërtojmë të ardhmen, të vendosim siç duhet punën e legjitimitetit, të sqarojmë se pse i pengon dikujt gjuha shqipe etj…”, tha Sela.
Ai tha se në këtë Qeveri zbatohet kryekëput programi i VMRO-së dhe as edhe një fjalë aty nuk është nga program i VLEN-it. /tvklan.mk