Fushata me mbishkrimet kundër Ziadin Selës dhe Krenar Llogës në selinë e ASH-së në Tetovë, sipas Taravarit, është gjest shumë i ulët që nuk është bërë nga aktivistët e kësaj partie.
Taravari theksoi se ka kërkuar të kontrollohen kamerat e sigurisë në njërin nga lokalet aty pranë, për të gjetur autorin e mbishkrimeve.
“Dyshime dhe paragjykimekrejt mund të kemi, por ju garantoj se këto gjëra nuk i bëjnë anëtarët e ASH-së Kurrë se kanë bërë dhe se bëjnë përsëri”, tha mes tjerash taravari./KlanMacedonia