Sela nga Tetova: Fatin e shtetit e vendos populli, jo Mickoski dhe kukullat e tij te Opozita shqiptare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi i Frontit Europian në sheshin Iliria në Tetovë tha se fatin e shtetit drejt BE-së e vendos populli e jo kreu I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me Opozitën shqiptare.

“Të dashur vëllezër dhe motra. Të nderuara zonja dhe zontërinjë, të nderuar lider të Frontit Europian. E dashur Tetovë, Shkup, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Dibër, Strugë. I dashur popull, të dashur njerëz të cilët keni ardhur me një dhe vetëm një porosi, me një porosi të qartë, ju jeni njerëzit që vendosni vet për fatin tuaj, ju jeni populli që vendosni me votën tuaj dhe ushtroni sovranitetin tuaj. Ju jeni lëtu për  t’i dhënë porosi Mickoskit e gjithë këtyre kukullave të tij se nuk vendosin ata, jeni ju popull që vendosni me votën tuaj për ardhmërinë tuaj dhe ashtu siç ashtu vendosët më 24 prill, po njësoj më 8 maj akoma më fuqishëm do të vulosni PO EUROPËN DHE JO RUSINË. Të nderuar vëllezër dhe motra, në jetë ashtu si edhe në politikë, politika patjetër që duhet ta ketë parasyshë të kaluarën dhe e kaluara, kur jemi te e kaluara ne patjetër sot, në këtë ditë 5 maji, ditën e dëshmorëve t’i përkujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre, jetën e tyrë për një ardhmëri më të mirë për populline tyre, por edhr të zotohemi që ne nuk do të lejojmë askënd e aq më pak, as Siljanovska e Davkova që të përbuzin mundin dhe sakrificën që ata e kanë dhënë. E natyrisht, në këtë ditë 5 maji ne kujtojmë dëshmorët, përkujtojmë edhe ata që orë e qastë saktifikuan edge vite burgë, nuk rreshtën në mënyrë që këtë popull ta shohin të barabartë, këtë popull ta shohin me dinjitet, këtë popull ta shohin zot në shtëpinë e vet dhe jo ashtu siç duan të na shohin të tjerët dhe patjetër sot këtu në Tetovë ka shumë kuptim, përkujtojmë Rafi Halilin, këtu në Tetovë ka shumë kuptim dhe mbarë shqiptarinë të përkujtojmë Mehmet Gegën dhe Arbën Xhëferin dhe çdo shqiptarë që ka dhënë kontribut në mnëyrë që të jemi kjo që jemi sot dhe të jemi akoma më mirë mesër e natyrisht, politika merret edhe me të tashmën. I shihni deklaratat e Hrstijan Mickoskit, i cili zotohet dhe fliska edhe në emër të shqiptarëve. Më 8 maj do t’ia tregojmë, ju sonte ia tregoni që për shqiptarët flisni ju me këtë prezencë. Më 8 maj shqiptarët do t’i tregojnë duke rrethuar numrin 4 se janë ata që flasin për shqiptarët e po njëjtë edhe komuniteti turk do t’u tregojë se janë turqit që flasin për komunitetin e tyre e boshnjakët për komunitetin e tyre, e romët për komunitetin e tyre. Të gjithë së bashku në Frontin Europian duke rrethuar numrin 4. E tanishmja natyrisht se flet edhe për një fenomen shumë të mbrapsht të ca aktorëve politik të cilët për hirë të vërtetës unë i njoh shumë mirëz kam apsur të bëjë më të gjithë ata dhe unë e di që bëhen norvozë kur flas kështu pro uën do të flas vetëm të vërtetën. Zgjedhjet dhe demokracia ka të bëjë me fjalë të dhënë, premtim dhe zotim përpara jush dhe premtim i mbajtur. Të gjithë ata pa përjashimt, prej te i pari e te i fundit, janë pafjalë vëllezër dhe motra, janë paburra dhe nuk i qëndrojën fjalës. Për ta fjala nga sot deri nesër humb kuptimin, ata e masin fjalën a e kanë dhënë 3 herë, 4 herë apo 5 herë dhe harrojnë që fjala kur jepet një herë, qohet deri sa të plotësohet e njëjta. Prandaj, të dashur vëllezër dhe motra, është shumë i qartë dallimi. Këtu ke njerësit të cilët janë zotuar bashkë me ju që pa ndryshime kushtetuese nuk ka qeveri. Këtu ka njerëz të cilët janë zotuar bashkë me ju më 24 prill shumë zëshëm, 120 mijë herë i thanë Jo Rusisë duke e  votuar presidentin tonë Bujar Osmanin dhe natyrisht se politika, më tepër se me të kaluarën dhe të tanishmën ka të bëjë me ardhnërinë Fatin e shtëpisë tuaj, fatin e pragut tuajz fatin e amanetit të fjushërve dhe të stërgjyshërve tanë, fatin e ardhmërisë së fëmijëve tanë, të nipërve dhe stërmbesave tona. Na priftë e mbara dhe me një fitore plebishitare me  8 maj. Suksese dhe fstofshim përsëri. Zoti ju bekoftë juve, Zoti i bekoftë shqiptarët”, u shpreh Sela. TvKlan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share