Sela në Pressing në Klan M: VLEN në qeveri me VMRO-në rikthen fenomenin e Rrahman Morinës! Ai koalicion nuk do të ndodh!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Pressin me Leonard Kerqukin në Televizionin Klan Macedonia deklaroi se qeveria me VMRO-në si shumicë dhe disa deputetë pakicë nga VLEN nuk mund të ndodh, sepse ajo qeveri nuk do ta ketë legjitimitetin e popullit.

Sela tha se nuk është koha që historia të prodhoi sërish fenomenë si Rrahman Morina, ai “shqiptari i ndershëm i ish-Jugosllavisë”.

“Nëse VLEN-i dëshiron të kthej fenomenin e shqiptarëve të ndershëm të Rrahman Morinës, le të shkoj në qeveri krahas VMRO-së në këto rrethana. Të drejtën për përfaqësim ta jep populli, e ne nuk mund të kthehemi mbi 30 vite prapa si në situatën me Kosovën në Ish-Jugosllavi. Ajo mënyrë e qeverisjes nuk ndodh, është thjeshtë një infuzion që VMRO ja jep VLEN-it që ndoshta opozita të nxjerr një deputetë më shumë”, tha Sela.

Sela u ndal dhe të ndikimi i Vetëvendosjes në Maqedoni. Ai tha se ata kanë kuptuar që politika bashkëkohore nuk zhvillohet kundër institucionave, mirëpo ka rregulla të reja.

“Vetëvendosje sa ishte në opozitë e kishte të shprehur qëndrimin anti institucionave dhe pushtetit, mirëpo kur e morën pushtetin e panë që duhet të ketë dhe compromise nëse do një shtet stabil. Këto kompromisa po i bën dhe Albini dhe realisht unë dua ta shoh Kosovën gjithmonë e më mirë, ndaj edhe këto tek ne rrethanat janë ndryshe. Albini është munduar të ndikoi në Maqedoni por e pa se cili është rezultati, bën mirë që është tërhequr”, tha Sela. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share