Sela: Ne duam paqe, ndaj ndaleni këtë hov e mos e prekni gjuhën shqipe!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga tendat e Frontit Evropian në mbrojtje të gjuhës shqipe deklaroi se shqiptarët janë paqedashës, ndaj duhet ndalur ky hov nënçmues për shfuqizimin e gjuhës shqipe.

Ai shtoi se do ta mbrojnë gjuhën shqipe me çdo kusht.

“Të kota janë të gjitha deklaratat që I kemi dëgjuar edhe në heqjen e përkatësisë etnikë, na e hoqen balancuesin dhe ishte vetëm vendim etnik dhe e votuan vetëm gjykatësit maqedonas po jo edhe ato shqiptar e turq. Keto vendime janë etnike, dhe jane vendime vetëm të Mickoskit, i cili tha se do ta kthej emrin e shtetit dhe nuk do të lejojë ndryshime kushtetuese mirëpo ja tanimë hoqi dorë nga ajo ide, dhe shtylla tjetër e fushatës së Mickoskit ishte shtypja ndaj nesh, mirëpo nuk ka për ta arritur. Ne jemi për paqe, ndaj ndaleni këtë hov, mos na detyroni të dalim dhe të mbrojmë të drejtat tona themelore, bashkë I kemi arrit këto të drejta dhe bashkë do të mbrojmë”, tha Sela. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share