Sela: Ndryshimet Kushtetuese do të ndodhin pas zgjedhjeve lokale

INSTITUCIONET E VENDIT TË POLITIZUARA

Edhe pse afatet kohore për ndyshimet kushtetuese po tejkalohon vazhdimisht dhe vendi të njejtën e pësoi me ndarjen nga pakoja me Shqipërinë ene nuk ka gatishmëri nga qeveria aktuale për tu bërë të njejtat. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se ndyshimet kushteuese do të ndodhin pas zgjedhjeve lokale. Pasi sipas tij, kryeministri Mickoski deri atëherë kërkonë hapsirë  për tu stabilizuar në terren.

“Afati për mendimin tim është zgjedhjet lokale, dhe me gjë për mendimin tim ndyshimet kiushtetuese do të ndodhin pas zgjedhjeve lokale, mënjëher pas tyre do të ketë zgjedhje të parakoshme parlamentare përshkak se është i njejti mentaliteti si i Gruevskit që të ketë në çdo dy vite zgjedhje” – tha Sela.

Sela vlerson se kjo qeveri ka polititizuar skajshmërisht insitucionet e vendit sidomos ata të cilët duhet të jenë të pavarura. Një gjë e tillë, sipas tij, po  bëhet  për të kontrrolluar çdo gjë në shtet.

“Të deklaron kryeministri i vendit dhe e quan situatë normale thotë që prokurorin e përgjithshëm do ta zgjedhim dikën që është pjesë e partisë. Drejtori i Sigurisë publike duhet të jetë njeri apolitik ndërsa ai emëron një drejtor që para një viti ka qene pjesë e subjektit politik. Ky është politizim i skajshëm dhe futjen në dorë që asaj që quhet siguri e shtetit dhe futje në dorë të të gjithë qytetarëve” – tha Sela.

Ziadin Sela, thotë se në qeveri zbatohet programi i VMRO-së  duke mos u realizuat asgjë nga program i VLEN-it. Kjo sipas tij, ndodh për shkakë se VLENi u bë pjesë e saj nga mëshira e VMRO-DPMNE-së e jo nga merita e votës dhe legjitimitetit.

“Në shumë institucione nuk kemi përfaqësim aspak shqiptar, del tashmë Hristijan Mickoski thotë se edhe kryetarin e Agjencionit të Sigurisë Kombëtarë do e ketë kuadër politik, sepse gjasme i përzgjedhuri i tij që një vit nuk qenka më anëtar i VMRO-së. Do e ndihmonim VLEN-in por ata nuk duan ndihmë, ata merren dhe gjithçka thonë 20 vite kështu, 20 vite ashtu… Ti lej ato 20 vitet e shkuara, shih çoi përpara ato 20 vitet e tua…” – tha Ziadin Sela.

Sela njofton se vendimet e mëtejshme të Frontit Europian do të diskutohen brenda strukturave dhe më pas do të njoftohet opinion për veprimet shtesë. Çështje e legjitimitet për Ziadin Selën kërkon zgjidhje të përhershme. Sela apelon që të vendoset një ligj mandatari me fituesin, e jo fituesi me fituesin, sepse shqiptarët sipas tij, janë etnia e dytë më e madhe në vend. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share