Sela – Lloga: ASH-ja ka qenë vendimtare në thyerjen e tabuve

Partneri i kolaicionit qeverisës Aleanca për Shqiptarët vlerson se kjo parti ka qenë vendimtare për thyerrjen e tabuve dhe me ketë sdo mend se do të përkrah kryeministrin shqiptarë. Nga kjo parti thonë se kryeministri i parë shqiptarë i jep peshë kësaj qeverie.

Ish kreu i ASH-së, Zadin Sela thotë që ASH ka qenë vendimtare për thyerjen e tabuve, që një nga pozicionet kryesore të shtetit t`i takojë shqiptarëve.

Ditë historike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut e quan edhe Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, sipas tij, ky është një moment që duhet të tregojë unitetin e faktorit shqiptar në Maqedoni të Veriut.

“Ndihem shumë i lumtur që me votat e Aleancës për Shqiptarët u bë edhe kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është një moment që duhet të tregojë unitetin e faktorit shqiptar në Maqedoni të Veriut. Kryeministri për 100 ditë do të përfaqësoj Maqedoninë e Veriut në rajon,  dhe më gjerë. “Në këtë përbërje qeveritare përveç që janë tetë ministra shqiptarë, është edhe kryeministri shqiptarë, kjo i jep peshë kësaj qeverie, është kryeministri i tretë shqiptar dhe i katërti pas Abazoviqit në rajon”, tha Krenar Lloga.

Nga kjo parti thonë që z. Xhaferin e kanë përkrahur edhe atëherë kur kishte trazira për zgjedhjen e tij si kryetar kuvendi në vitin 2017 ku ne si parti, siç thonë, sakrifikuam gjithçka./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share