Sela caktoi për të Shtunën mbledhjen e Kuvendit Qendror të ASH-së

ZHVILLIMET NË ASH

Aleanca për Shqiptarë ka caktuar për të shtunën mbledhjen e Kuvendit Qendror të partisë.

Kuvendi është thirrur nga kryetari i këtij organi partiak, Ziadin Sela, për në orën 13:00, ku sipas paralajmërimeve të mëhershme të Selës, do të kërkohet shkarkimi i kryetarit të partisë, Arben Taravari dhe dy ministrave të tjerë të ASH-së.

Në ftesën që kryetari i KQ-së i ka bërë anëtarëve shkruhet që në rend të ditës ka dy pika:

“Raport i Kryetarit të Partisë rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme Presidenciale dhe Parlamentare. Shqyrtimi i Vendimit të Kryesisë Partisë (që mban datën 24.10.2023) rreth daljes së Partisë në zgjedhjet parlamentare” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Përplasjet brendapartiake në ASH, shpërthyen pasi Taravari shprehi publikisht qëndrimin që në zgjedhje t’i bashkohet opozitës shqiptare, duke kërkuar për këtë mbështetjen e partisë.

Por, ndaj këtij qëndrimi, ka reaguar Sela, i cili akuzoi Taravarin se po përçan partinë.

Madje, kryetari i partisë edhe është kërcënuar me plumb mëngjesin e së hënës. Por, edhe përkrah këtyre zhvillimeve, Taravari ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga vendimi I tij. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share