I ftuar në emisionin Debat Plus, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, tregoi për qëllimin e shumë viteve më parë gjatë themelimit të Aleancës për Shqiptarët si subjekt politike, që ta bënte partinë e dytë shqiptare më të madhe në Maqedoni.
“Sot fatkeqësisht shikoja Aleancën që po shëndrrohet në një gjë të vogël dhe në mëshirën e kundërshtarëve politik të cilët për nga numrat dhe për nga përkrahja janë më të vgjël se Aleanca.
Dhe goditjet ndaj Aleancës kishin për qëllim që ta zhdukin këtë forcë politike. Unë që e kam themeluar dhe që e kam ndërtuar lagje më lagje, e fshat më fasht, përball keni kryetar partie që nuk ka fshat në Maqedoni sa do i thellë malor, sa do banorë që të ketë, që nuk kam qenë prezent vetë që nuk i kam ecur ato rrugë për të themeluar një subjekt politik. Dhe në qoftë se ju mendoni se do të rrija duarkryq nëpër këto situata, normalisht që nuk do të rrija duarkryq. Aleanca nsi subjekt politik nuk është pronë e asnjë individi”, tha Sela.
Në një pyetje të bërë nga analisti Astrit Gashi nëse ai do të pranonte ofertën e zotit Travari të nënshkruajë listat, Sela u përgjigj se nuk do ta pranonte atë opsion edhe në do të ishte zgjidhja e fundit e mbetur.
“Arben Travari e di fortë mirë se një ofertë e tillë, nga një njeri që më ka kthyer shpinën pa mos i marrë dy minuta kohë të ulet të sqarohet në katër sy, dhe pa asnjë hile politike, dhe duke e trajtuar në të gjitha format e mundëshme, dhe duke dhënë ndihmën time, në mënyrë që duke ia lënë vendin të bëhet kryetarë partie në mënyrë që dhe ai proces të shkojë në mënyrë të paqtë, njeri që bënë këto gjëra, edhe po të ishte zgjidhja e fundit unë nuk e pranoj këtë dorë të zgjatur. Sepse tradhëtia nga miku vret më tepër se sa nga kundërshtari politk”, tha Sela./tvklan.mk/