Kallëzime penale për pronarët nga Shqipëria
Ministria e Brendshme ka sekuestruar drogë në vlerë prej rreth gjashtë milionë eurove nga subjekte juridike të rrethinës së Kavadarit dhe Manastirit. Aksioni është zhvilluar gjatë së premtes nga Departamenti i Policisë Kriminalistike ku është sekuestruar sasi e madhe e marihuanës në dy fabrika për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
“Pas ndrëmarrjes së masave dhe aktiviteteve si dhe dëshmive të siguruara se subjektet juridike kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, përkatësisht në subjektet juridike kanë kultivuar bimë të kanabisit në kundërshtim me ligjin, me qëllim për shitje të mëtutjeshme të drogës, janë siguruat urdhëresa për bastisje. Pas kontrolleve të kryera në rrethinën e Kavadarit është sekuestruar marihuanë në sasi prej 1 tonelate e 570 kilogram, 135 gr edhe atë si lule kanabisi e thatë e papërpunuar, biomasë nga kanabisi, fletë të thata dhe degëza të thata të kanabisit”, deklaroi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska
Ndërsa nga subjekti në rrethinën e Manastirit, janë sekuestruar rreth treqind kilogramë marihuanë dhe 494 bimë të kanabisit. MPB njoftoi se ka parashtruar në prokurori dy kallëzime penale kundër pronarëve të subjekteve juridike për të cilët është vërtetuar se janë shtetas të Shqipërisë./KlanMacedonia