Policia kontrolle në 7 zona të ndryshme
Me urdhër të Gjykatës, Policia e Kosovës zhvilloi këtë të shtunë një operacion në 7 zona te ndryshme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe në Banjskë.
Pas kontrollit njoftohet se sërish janë sekuestruar armë, municione të llojeve të ndryshme, granata, mina apo dhe detonatorë elektrik dhe mekanik.
Aksioni u krye sipas pjesë e vendimeve që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin dhe zyrtarët nga EULEX-i, EOD -KFOR-i.
ARMATIMI I SEKUESTRUAR
• 87 copë eksploziv të tipit TM 100
• 3 granata hedhës dore (zola)
• 1 armë automatike AK-47
• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
• 14 karikatorë
• Municion të kalibrave të ndryshëm
• 63 detonatorë elektrik
• 23 detonatorë mekanik
• 1 orë për aktivizim
• 1 granatë dore M79
• 3 tuba fitila ndezës
• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.
Tv Klan