Sekuestrohen 500 mijë euro në Portin e Durrësit

Një sasi prej 500 mijë eurosh të padeklaruara janë sekuestruar në një autobus në Portin e Durrësit.

Mësohet se paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që ndodhej në tragetin që vinte nga Bari i Italisë.

“Në portin e Durrësit si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës. Si rezultat i informacioneve dhe kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për momentin raportohet se është bërë ndalimi i shoferit të autobusit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share