Sekuestrohen 196 çadra dhe 392 shezlongë në plazhin e Durrësit, zunë hapësirën publike

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh dhe Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë dhe i sigurtë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin dhe për zbatimin e masave të sigurisë në plazhe.

Si rezultat, u konstatuan 4 raste të tjera të këtyre paligjshmërive, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për për shtetasit:

-L. K., 59 vjeç, pasi kishte vendosur 70 shezlongë dhe 35 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin “Sektor Teuta” dhe nuk kishte vrojtues plazhi;

– Ll. M., 56 vjeç, pasi kishte vendosur 70 shezlongë dhe 35 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin “Sektor Teuta” dhe nuk kishte vrojtues plazhi;

-A. H., 39 vjeç, pasi kishte vendosur 252 shezlongë dhe 126 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin e Golemit dhe nuk kishte vrojtues plazhi;

-F. F., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi shfrytëzonte një parcelë plazhi, në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share