Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres ka paralajmëruar se bota është një hap larg “asgjësimit bërthamor” dhe në një rrezik që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.
“Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri më tani,” tha Antonio Guterres.
Mes tensioneve globale në rritje, “njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor”, shtoi ai.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference mbi Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore (NPT), i cili synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore në shumë vende dhe për të ndjekur qëllimin përfundimtar të çarmatimit të plotë bërthamor.
Sekretari i Përgjithshëm Guterres tha se “fati” që bota ka gëzuar deri më tani në shmangien e një katastrofe bërthamore mund të mos zgjasë.
“Fati nuk është një strategji. As nuk është një mburojë nga tensionet gjeopolitike që vlojnë në konflikt bërthamor,” tha ai.
Dhe ai paralajmëroi se këto tensione ndërkombëtare “po arrinin kulme të reja” – duke treguar në mënyrë specifike pushtimin e Ukrainës, tensionet në gadishullin Korean dhe në Lindjen e Mesme si shembuj./tvklan.al