Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg mbërriti në Shkup – në aeroportin ndërkombëtar e priti ministrja Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-Aleancës, Jens Stoltenberg, të cilit i uroi mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut aleate.

„Mirë se vini në Maqedoninë e Veriut, një aleat i përkushtuar dhe i provuar në Aleancë. Ne jemi të nderuar që takimi i përbashkët me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe aleatëve – Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë – do të zhvillohet në kryeqytetin maqedonas. Kjo tregon se NATO e vlerëson rolin e Maqedonisë së Veriut si aleate dhe shtyllë e rëndësishme e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha ministrja pas pritjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut është në kuadër të vizitës së tij katër ditore në Ballkanin Perëndimor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share