Sekizqok: RMV-ja të mbyllë tre shkolla dhe të dëbojë rreth 80 persona që lidhen me Feto-n

Turqia pret që RMV-ja t`u përgjigjet kërkesave të saj për ekstradimin e rreth 80 personave, që lidhen me organizatën FETO, përgjegjëse për tentativën për grushtet në Turqi para gjashtë viteve, si dhe të mbyll tre shkolla në Shkup, Tetovë dhe Strugë, që sipas Ambasadorit të Turqisë në Shkup, janë të lidhur me organizatën terroriste FETO.

Këto komente Ambasadori turk, Hasan Mehmet Sekizqok I ka bërë në press-konferencën me rastin e ngjarjeve të 15 Korrikut 2016, që në Turqi shënohet si Ditë e Demokracisë dhe unitetit kombëtar.

“Fatkeqësisht, FETO ende është I pranishëm në RMV. Ekzistojnë tri shkolla që lidhen me FETO-n, të cilët nën mbulesën e institucioneve arsimore veprojnë në Shkup, Tetovë dhe Strugë. Presim që RMV-ja t`I mbyllë këto shkolla dhe ata të transferohen në pronësi të fondacionit MAARIF. Gjithashtu të merren hapa konkret për dëbimin nga vendi të personave që lidhen me FETO-n. Autoriteteve të RMV-së u kemi dërguar kërkesën për dëbimin dhe ekstradimin e rreth 80 personave. Këto kërkesa I thjeksojmë në takimet e niveleve të larta. Deri tani nuk ka hapa konkret, pork jo nuk do të thotë që për ne kjo cështje është e mbyllur” – ka theksuar Ambaadori I Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizqok.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share