Sejdiu: Fronti opozitar nuk do të votojë Talat Xhaferin për kryeministër

NGA BDI THONË SE DO TË NDRYSHOJNË BINDJE DERI NË DITËN E VOTIMIT

Kryeministri i parë shqiptarë vazhdonë të jetë i pa pranueshëm për frontin opozitar shqiptarë, nga ku njoftojnë se i njejti nuk do të përkrahet. Nga Bdi thonë që deri në ditën e votimit deputetët e opozitës do të ndryhojnë bindje dhe do të votojnë qeverinë teknike. Mbrëmë në Klan debat u diskutua edhe deklarata e z. Kurtit.

Fronti opozitar nuk do ta votojë Talat Xhaferin për kryeministër teknik, kështu bëri të ditur mbrëm në Klan Debat nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu.  Sipas tij, “kryeministri shqiptar” është vetëm manipulim i BDI-së për të mbijetuar politikisht Blerim Sejdiu – Nënkryetar i Lëvizjes Besa.

”Në çdo pozicion ku shqiptarët janë të dobët dhe nënçmohen me tre muaj, dy muaj,  tre javë,  ne nuk do të marrëm pjesë. Ky nuk është kryeministër i shqptaëve po është kryeministër i BDI-së. E para, këta janë manipulime. E dyta, ‘ai po vjen – rinia po ikën’. Kush po vjen? Këta janë manipulime për mbijetesë politike. BDI-ja nuk ka hallin e shqiptarëve, në këtë rast edhe me kryeministrin e parë shqiptar” – tha Blerim Sejdiu – Nënkryetar i Lëvizjes Besa.

Por ndryshe thonë nga BDI, Deputeti i kësaj parti Bajram Kadriu thotë se do të votonte kandidatin për kryeministër shqiptar qoftë edhe nga radhët e opozitës.

”Pas 70 vite të këtij shteti kush do që të ishte kandidatë nga cila parti politike të jezë do e kisha votuar. 100 ditëshi u premtua dhe do të ndodh dhe të gjitha ndryshimet në këtë vend kanë filluar me BDI-në” – tha Bajram Kadriu – Deputet i BDI-së.

Sa i përket deklaratës se Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se partia e tij nuk do të merrë pjesë në zgjedhje, Sejdiu nuk deshi të komentoj deklaratën e Kurtit por theksoi se kontaktet janë realizuar me këshilltarin e LVV në RMV.

”Sa i përket deklaratave të zotit Kurti ai është përgjegjës për deklaratat e tij. Ndërkaq,  ne si front opozitar kemi pasur kontake me këshilltarin e Zotit Kurti” – tha Blerim Sejdiu – Nënkryetar i Lëvizjes Besa

Sa i përket anëtarit të opozitës në KSHZ Sejdiu këmbëngul, që ky vend i takon frontit opozitar dhe se nuk do të lëshojnë pe për këtë rast, në të kundërtën, sipas Sejdut do të shqyrtohet mundësia edhe për pjesëmarrje apo mos pjesëmarrje në zgjedhje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share