Seida Suma – Shqiptarja Ulqinake trajnere e karatesë | Emisoni Happy Day

Seida Suma trajnere e karatesë nga Ulqini në një prononcim ekskluziv për tv  KlanMacedonia tha se pas një pauze pas pandemisë kanë filluar me ushtrime për çdo ditë, nga ku presin që ta përfaqësojnë Ulqinin në mënyrë sa më të denjë.

“Pas  dy-tre viteve pasi pauzuam një kohë të gjatë nga korona ashtu si krejt bota .Klubi i karatesë Ulqini nga Mali i Zi vijon ushtrtime çdo ditë. Tash kemi filluar edhe me sezonin e garave të cilat janë të njëpasnjëshme për çdo vikend. Mundohemi që të arrijmë çdo garë që të përfajqësojmë Ulqinin sa më të denjë, duke ditur që Ulqini është në Mal të Zi dhe ti përfajqësojmë shqiptarët në mënyrë sa më të denjë”, deklaroi Seida Suma-shqiptarja ulqinake trajnere e karatesë.

Interesimi i të rrinjëve për sportin e karatesë Suma tha është mjaft i madh.

Suma ka qenë karatesite aktive për 20 vite me rradhë ku sukseset e saj ishin të njëpasnjëshme në trevat nacionale dhe internacionale.

/KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share