Sefer Selimi: Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka menaxhuar në mënyrë të përkryer aksionin

Nga forma e armatimit, duket qartë se grupi terrorist që sulmoi dje në veri të Kosovës, sipas analistit Sefer Selimi, nuk është thjesht një grup avanturier, por grup i mirëorganizuar dhe strukturuar.

“Që ka pasur një strukturë, e dila ka qenë pjesa logjistike e këtij grupi duket qartë dhe kjo do të duhet të dalë prej aksionit të cilin është duke e zhvilluar MPB-ja. Katër nga të arrestuarit kanë qenë persona që nëpërmjet radiolidhjeve i kanë dhënë mbështetje grupit terrorist. Ka qenë i sinkronizuar, i organizuar i gjithë aksioni”, thotë mes tjerash Sefer Selimi.

Selimi shtoi se edhe zgjedhja e manastirit për këtë aksion ka qenë e planifikuar mirë.

“Duhet theksuar se është për çdo lëvdatë se Republika e Kosovës në këto 20 vite, një ndër institucionet në të cilat ka ndërtuar kapacitetet më të mëdha profesionale dhe ka arritur të ndërtojë kapacitete që shkojnë ndoshta në nivelet më të larta në rajon, është Agjencia Kosovare e Inteligjencës, e cila ka qenë jashtëzakonisht proaktive në parandalimin e sulmeve të ndryshme brenda për brenda Kosovës dhe në këtë rast, sipas gjitha informatave jozyrtare, AKI ka qenë në krye të detyrës dhe ka qenë në gjendje të menaxhojë në mënyrë të përkryer këtë sulm dhe të parandalojë që kjo të eskalojë në një përplasje më të madhe”, deklaroi Sefer Selimi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share