Seancë e jashtëzakonshme e Qeverisë/ Vala e të nxhetit: Alarm potokalli për disa rajone – Në fuqi rekomandimet qeveritare!

SEANCË E JASHTËZAKONSHME E QEVERISË

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria mbajti seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valën e të nxehtit dhe miratoi disa rekomandime. Shpallet alarmi – portokalli në disa rajone të vendit, për shkak të motit të nxehtë.

Nga Instituti për Shëndet Publik dhe meteo-alarmit të Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike janë marrë njoftime se të martën dhe të mërkurën, territori i Gjevgjelisë, Bogdancit, Vallandovës dhe Dojranit do të kaplohen nga temperature të larta të fazës portokalli.

Qeveria miratoi Rekomandimet nga MSH-ja për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, konform planit Aksional të Ministrisë për parandalimin e pasojave nga vala e të nxehtit për këto qytete.

-Të lirohen nga puna grupet më të cënueshme të popullsise respektivisht gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

-Në institucionet për kujdesin e fëmijëve që të mos praktikohet aktiviteti fizike dhe fëmijtë të mos dalin në ambiente të hapura nga ora 11.00 deri 17.00.

-Njësitë e vetqeverisjes lokale, Kryqi I Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale, në këto rajone të ofrojnë ndihmë për personat e sëmurë, pleqtë dhe të pastrehët.

-Duke marrë parasysh se disa procese prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik plotësues për shëndetin e punëtorëve, rikujtohen punëdhënësit për obligimet e respektimit të ligjeve nga kjo fushë.

Gjatë kësaj periudhe, të martën dhe të mërkurën, paralajmërohet se edhe territoret e Shkupit dhe Vardarit do të përfshihen nga vala e të nxehtit, por do të jenë në fazën e verdhë.

Për këto rajone do të vlejnë rekomandimet e përgjithshme që do të bëhen publike nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share