Seanca plenare për ndryshimet Kushtetuese është caktuar për 18 Gusht

XHAFERI: VOTIMI MUND TË SHTYHET NËSE NUK SIGUROHET SHUMICA PREJ DY TË TRETAVE

Më 18 gusht është caktuar seanca plenare për ndryshimet Kushtetuese, e cila duhet të zgjasë 10 ditë pune, lajmin e bëri të ditur kryeparlamentari Talat Xhaferi.

”Sa i përket seancës plenare 18 gushtit, gjithsesi se janë ndërmarr të gjitha masat për të filluar seanca dhe do të fillon me 18 gusht. Sipas rregullave debati duhet të zgjas jo më shumë se 10 ditë pune, që ka të bëj me të drejtën e fjalës së deputetëve” – tha Talat Xhaferi.

Sipas Xhaferit,  votimi për ndryshimet kushtetuese mund të shtyhet nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme prej 80 votash.

 “Akti i votimit nuk është i lidhur me ditën e fundit, për të qenë të qartë për procedurat. Këtë e parasheh Rregullorja e punës, e tregon edhe praktika e mëparshme e nismave të ngjashme për ndryshime kushtetuese, sepse Kuvendi vendos nëse ka shumicën e nevojshme për vendimmarrje. Në këto korniza nuk mund të supozoj se çfarë dhe si do të ndodhë, por formalisht Kuvendi do të fillojë me debat më 18 gusht dhe akti i votimit, nëse do të jetë pas përfundimit të debatit apo do të shtyhet, varet nga situata specifike e ditëve në të cilat po zhvillohet diskutimi”, tha Xhaferi.

Xhaferi bëri të ditur se Koordinimi i rregullt i paraparë për të hënën nuk do të jetë për amendamentet kushtetuesepo për të njejtat do të kordinohet me koordinatorët e grupëeve parlamentare.

Për të përfunduar fazën e parë nga gjithsej tre të procedurës për ndryshimet kushtetuese nevojitet dy të tretat e mbështetjes (të paktën 80 vota). Nëse kjo ndodh, procedura do të vazhdojë me fazën tjetër – përgatitjen dhe miratimin e draft-amandamenteve. Atëherë mjaftojnë 61 vota. Mbështetja e dy të tretave kërkohet sërish gjatë votimit të tretë (fazës) – për propozim-amendamentet. Nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share