Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhej të fillonte gjykimi i kardiokirurgut Zhan Mitrev dhe spitalit të tij privat.
Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur aktakuzë kundër mjekut Zhan Mitrev, si person fizik dhe kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhdueshme “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal.
Më 13 shkurt, Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës e miratoi aktakuzën në tërësi dhe seancën e parë e shtyu për sot. Mirëpo sa filloi seanca nga pala e Zhan Mitrevit kërkuan që të anulohet pasiqë ju duhet ende kohë për tu përgatitur.