Seanca e Kuvendit në të cilën do të diskutohet për rindërtimin e Qeverisë do të shtyhet nesër në ora 12:00. Kështu vendosi nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski, i cili e drejtoi seancën.
Gjatë ditës së sotme pati shumë diskutime, kryesisht nga opozita maqedonase, të cilët lëshuan një sërë akuzash për partinë shqiptare që tani po bëhet pjesë e shumicës shqiptare, ASH-në e Taravarit.
Nga VMRO akuzuan se ASH po hyn në qeveri për shkak të shantazheve ndaj kreut të partisë.
Nga ASH mohuan dhe kundërshtuan deputetët e opozitës maqedonase, duke këmbëngulur se shkaku i hyrjes në qeveri është procesi integrues i vendit dhe lufta e pakompromistë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Edhe kryeministri Kovaçevski pati fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit. Ai theksoi se ky riformatim i qeverisë do të freskojë qeverinë dhe do të sjellë frymë të re në drejtimin e vendit./KlanMacedonia