Seanca për ndryshimet kushtetuese në Kuvend nis të premten

Të premten në Kuvend duhet të fillojë mbledhja plenare për ndryshimet kushtetuese. Procedura tashmë ka filluar me atë që më 25 korrik, Komisioni për ndryshime kushtetuese e votoi nevojën për miratim të ndryshimeve kushtetuese dhe përfundimeve të cilat ia kaloi Kuvendit.

Ndërhyrjet në Kushtetutë kanë të bëjnë me shtimin e pjesëve të popujve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 nga Kushtetuta, gjatë numërimit të disa popujve në shtet. Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vlleh, populli serb, populli rom, boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës populli boshnjak vihet presje dhe shtohet: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebraik dhe populli egjiptian”.

Në pajtim me atë, është bërë ndryshim edhe në Komitetin për marrëdhënie mes bashkësive për ruajtjen e paritetit të përfaqësuesve në Parlament të të gjitha bashkësive të konstatuara kështu në Preambulën e Kushtetutës.

Më 18 gusht, Kuvendi fillimisht duhet ta votojë rendin e ditës me pikën e vetme – Propozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çka nevojiten 61 vota. Më pas qasja do të jetë drejt debatit rreth propozimit.

Siç qëndron në nenin 196 paragrafi 1 nga Rregullorja, për propozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës, në mbledhjen e Kuvendit zhvillohet debat në tërësi i cili mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune.

Deputeti gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutave, ndërsa koordinuesi i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit në debat mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.

Vendimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës, Kuvendi e sjell me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, përkatësisht me 80 vota. Nëse nuk e ka shumicën e nevojshme, procedura nuk mund të vazhdojë.

Nëse me shumicë prej dy të tretave, miratohet nevoja për miratim të ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi miraton konkludim dhe materialin ia dërgon Qeverisë. Kuvendi, me konkludimin cakton afat në të cilin parashtruesi, përkatësisht Qeveria, përgatitë tekst të propozim amendamenteve të Kushtetutës, të cilin ia parashtron kryetarit të Kuvendit, pas çka Kuvendi në procedurë identike në kuptimin e afateve do të diskutojë rreth tyre, sqaron shërbimi kuvendor për shtyp.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share