Mes debateve e përplasjeve verbale është zhvilluar edhe seanca e sotme e Këshillit të qytetit të Shkupit.
Kryetari i Këshillit, Trajko Sllavevski, në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të këshillit ku po diskutohet rreth zgjidhjes së problemit me pagat në NQP-Shkup, ia hoqi mikrofonin me forcë kryetares aktuale të Shkupit, Danela Arsovska, teksa e njejta në fjalimin e saj kritikonte VMRO -DPMNE-në.
Përplasjet mes shumicës në Qytetin e Shkupit dhe kryetares Arsovska kanë filluar muaj më parë pas prishjes së koalicionit mes tyre, ku kjo e fundit shkarkoi të gjithë drejtorët e ndërmarjeve publike që vinin nga VMRO-DPMNE./KlanMacedonia/