Seanca e Qeverisë – “Dritë jeshile” për punësimin e 600 specializantëve privat!

Qeveria, në seancën e pasditës, ka dhënë “dritë jeshile” për punësimin e 600 specializantëv të rinj privat për nevojat e institucioneve të shëndetësisë publike.

Këtë informatë përmes rrjeteve sociale e kanë bërë publike Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Kryeministri vlerëson se kjo paraqet një shans për mjekët e rinj dhe do të kontribuojë që të ketë më shumë kujdes për pacientët nëpër spitale.

Nga ana tjetër, Taravari njoftoi se deri në fund të vitit do të punësohen 300, kurse vitin e ardhshëm edhe 300 specializantë të tjerë.

“Me këtë vendim Ministria e Financave ngarkohet që deri në dhjetor 2024 të sigurojë mjete financiare prej 38.000.000 denarëve për punësimin e 300 specializantëve privat” – shkruan Taravari.

Pas vendimit qeveritar, Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë plotësuese duhet t`i konstatojë kriteret e punësimit.

Specializantët privat, gjatë periudhës së kaluar, vazhdimisht kishin kërkuar kushte më të mira pune dhe paga më të larta.

Ata organizuan disa protesta, kurse në Prill hynë në grevë të përgjithshme.

Në Klinikat Shtetërore të RMV-së punojnë rreth 400 specializantë privat me kompensim mujor prej 26.000 denarëve kurse një ndër kërkesat e tyre është rritja e pagave në 40.000 denarë. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share