Në seancën e fundit të gjyqit për rastin e rrëmbimeve dhe vrasjeve të Pançe Zhezovskit dhe Vanja Gjorçevskës, tensionet mes të akuzuarve kanë arritur kulmin. Vlatko Keshishev, i akuzuar për këto krime, ka vazhduar të qëndrojë i ulur me shpinën e kthyer ndaj të akuzuarit tjetër kryesor, Ljupço Palevskit, i cili e ka pyetur në lidhje me çantën blu dhe armët e përdorura gjatë vrasjes së Vanja Gjorçevskës. Palevski, duke i drejtuar pyetje të drejtpërdrejta Keshishevit, ka kërkuar sqarime për disa çështje kyçe të rastit.
“Ju thatë se keni qenë nikoqir në seli. A mund të marrë dikush diçka nga selia pa lejen time?” – ka pyetur Palevski, ndërkohë që Keshishev ka pohuar se asgjë nuk ishte bërë pa dijeninë e Palevskit.
Një moment tjetër tensioni Palevski e ka pyetur Keshishevin për një çantë blu, të cilën ai e kishte përmendur në deklaratat e tij të mëparshme.
Në deklaratat tuaja të prokurorisë themelore publike nuk keni përmendur një çantë shpine blu. Kur dhe pse tani u kujtuat ta thoni këtë? Pyeti Palevski.
“Më kujtua sepse e pamë të gjithë në video dhe nuk mund ta mohoja. U pa se po e merrja çantën e shpinës dhe po e çoja në garazh”, tha Keshishev.
Gjithashtu, Palevski ka insistuar për të mësuar më shumë për armët që mund të jenë përdorur gjatë krimit, duke e pyetur Keshishevin nëse kishte parë ndonjë armë tjetër përveç asaj që ai kishte marrë 6 muaj më parë. “Nuk e di, nuk e kam parë, nuk e di ku ishte çanta e shpinës, por më së shumti e mbante Palço,” – ka përgjigjur Keshishev. I akuzuari tjetër, Palevski, ka vazhduar të hidhte pyetje që shfaqin një tension të lartë mes dy të akuzuarve. Edhe pse Keshishev ka theksuar se nuk ka dëgjuar Palevskin të flasë për babain e Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevskin, pyetje të tjera kanë ngritur më shumë dyshime mbi kujdesin e tij ndaj detajeve të ngjarjes.