PARATË E MBLEDHURA NGA KY TREG DO TË DHUROHEN PËR BAMIRËSI
Treg me ushqime tradicionale u organizuar nga nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore Bajram Shabani të komunës së sarajit, paratë e grumbulluara do të dhurohen për bamirësi.
“Unë shes Fluffy mini pancakes me fruta të malit, oreo dhe nutela”
Drini në “School bazar” shet Fluffy mini pancakes me fruta të malit me çmim për vetëm 30 denarë, E Sabedini po behej gati që të shes sendwichat e tij.
SABEDINI – NXËNËS
- Sa eshte nje sandwich?
- 25 denare
- Mendon se do i shesish te gjithë?
- Besoj se po
Përveç Drinit dhe Sabedinit kishte edhe shumë nxënës tjerë që kishin bërë gjithçka gati dhe po pritnin nxënësit e klasave tjera që të vinë të blejnë në këtë organizim që bëhet disa vite me radhë në shkollën fillore Bajram Shabani të Kondoves nga mësuesit e gjuhës Angleze.
E pasi ra zilja për në pushimin, të gjithë nxënësit erdhën për të blerë dhe për të shijuar ushqimet që kishin përgatitur klasat e pesta në shtëpi.
“Sot është një aktivitet me plan programor për klasat e pesta të gjuhës angleze, bëhet fjalë për një treg të fëmijë ku fëmijët prezantojnë disa ushqime tradicionale, zgjodhëm të premten sepse është ditë më relaksuese dhe fundjavë dhe mund ta shihni edhe vetë se si duket përgatitja” – tha Mensur Jakupi, drejtor i shkollës fillore Bajram Shabani – Kondovë.
Drejtori i kësaj shkolle shtoi se të gjitha paratë e mbledhura nga ky aktivitet nga nxënësit do të dhurohen për bamirësi dhe në këtë rast kontribuar edhe ne.
Përgatiti: Avni Tahiri