Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha sot se shteti që ai e udhëheq është gati të marrë detyrën e mbrojtjes së Evropës.
“Ne e themi qartë dhe bindshëm: Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e kontinentit tonë. Si vendi me numrin më të madh të popullësisë, me fuqinë më të madhe ekonomike dhe i vendosur në qendër të kontinentit, ushtria jonë duhet të bëhet gurthemeli i mbrojtjes konvencionale në Evropë: forca më e pajisur në Evropë”, tha ai.
Gjatë një adresimi në Konferencën e Forcave të Armatosura Gjermane, Scholz tha se ushtria gjermane duhet të angazhohet për tu bërë më e pajisura nga të gjitha tjetrat.
Kancelari u kujdes që të porosisë se Gjermania, NATO-ja dhe Evropa “duhet të mësohen me faktin që Putini dhe Rusia , do përkufizohen si kundërshtar të tyre”.