Sava Radiq: Me rëndësi, ti plotësojmë kërkesat e trajnerit

Sot në stadiumin e “Todor Proeski në Shkup do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 24-të në ligën e parë futbollit vendor, mes Rabotniçkit dhe kampionit në fuqi ekipi Struga Trim Lum.

Struganët janë ndër skuadrat e rralla e cila ka bilancin pozitiv kundër romantikëve, pasi nga 14 takimet mes tyre kanë pësuar vetëm një humbje

Njëri ndë futbollistë I cili mund të krenohet se skuadra nga Shkupi nuk ka sh1ënuar fitore kua ai ka qenë pjesë e formacionit është Sava Radiq. Në pritje të ndeshjes me romantikët e Shkupit futbollisti Sava Radiq për faqen zyrtare I ekipi strugan ka deklaruar

“Kemi luajtur kundër Rabotniçkit para një muaji. E dimë se për çfarë skuadre bëhet fjalë. Kuptohet që është shumë më mirë këtë herë, pasi luajmë në stadiumin ‘Todor Proeski’, që ofron kushte të shkëlqyeshme për lojë. Sa na përket neve, si Struga Trim Lum, luajmë ndeshje për ndeshje, secila ndeshje për ne është shumë e rëndësishme, dhe kuptohet që dëshirojmë të mbrojmë titullin. Me rëndësi është që të jemi të koncentruar, të fokusuar, dhe çfarë është më me rëndësi, ti plotësojmë kërkesat e trajnerit. Nëse bëjmë një gjë të tillë, atëherë besoj se pa probleme do të arrijmë deri te 3 pikët e plota dhe me kokë të qetë të shkojmë në pushim” – u shpreh mbrojtësi ynë Sava Radiq, i cili në ndeshjet kundër Rabotniçkit nuk njeh disfatë

Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Struga Trim Lum, luhet sot në arenë “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 15:00. Në pesë ndeshjet tejra që u zhvilluan dje u shënuan këto rezultate Vardari – Shkëndija 1-1, Voska Sport – Shkupi 0-0, Bregallnica – Gostivari 0-0, Sileksi – AP Brera 2-1 dhe Makedonija Gj.P –Tikveshi 1-0. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share