Mëngjesin e sotëm Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov, është larguar nga burgu i Strugës, ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria”. Mijalkov lirohet nga burgu me kusht që të mos kryejë krim deri më 25 prill 2025.
Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov, është larguar nga burgu i Strugës, ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria” lajmin e ka konfirmuar drejtori i burgut të Strugës për “360 Gradë”
“Ai u largua sot, 9:20 – 9:30. Respektonte rregullat e shtëpisë, ishte shembull i mirë për të dënuarit e tjerë, ndihmonte të tjerët në detyrat e punës brenda burgut, rregullimin e parkut etj.”, thotë Qura.
Drejtori i Burgur Valon Qura ka hedhur poshtë dyshimet në opinion se Mijalkov nuk ka qenë fare as në burg.
Mijalkov lirohet nga burgu me kusht që të mos kryejë krim deri më 25 prill 2025. Kështu vendosi Gjykata e Apelit në Shkup pas ankesës së tij kundër vendimit të Gjykatës Penale, sipas të cilit fillimisht ishte paraparë të lirohej me kusht në fund të vitit.
Mijalkov e pranoi fajësinë për rastin “Perandoria” në marrëveshje me Prokurorinë Publike dhe u dënua me tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, siç pretendonte fillimisht kryetarja e PNKOK, Vilma Ruskovska, prej 30 milionë eurosh. Më vonë, pasuria e tij u vlerësua pothuajse në dyfishin e kësaj shume.
Ish-kreu i DSK-së akuzohej për veprat e bashkimit kriminal dhe marrjes dhe fshehjes së paligjshme të pasurisë.
Ai e ka vuajtur dënimin me burg në vend të “Idrizovës” në burgun e Strugës, i cili është i tipit të hapur, pasi pak para vuajtjes së dënimit ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër.
Ky është dënimi i vetëm me burg për Mijallkovin. Për çështjen “Tortura” dhe Thesari” ai ishte liruar nga akuzat, për rastin “Parcelat në Vodno” mori dënim me kusht, ndërsa rasti “Target” dhe “Kalaja 2” ishin vjetruar në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal./tvklan.mk