“Sarajevo Safari”: “Qitësit – turistë” në gjah të Sarajevasve të rrethuar?!

FILMI DOKUMENTAR KA SHKAKTUAR REAGIME TË ASHPRA NË RAJON E MË GJERË  

Në televizionin rajonal Al Jazeera Balkans, të hënën mbrëma është emetuar programi dokumentar “Sarajevo Safari” i autorit slloven Miran Zupançiq. Ky film dokumentar që tashmë ka tronditur rajonin, sjell rrëfimin brutal rreth fenomenit jo shumë të njohur të “gjuetisë së njerëzve” respektivisht rreth njerëzve të pasur që kishin paguar shuma të majme parash për të shtënë ndaj qytetarëve të Sarajevës së rrethuar.

Në pozicionet ushtarake me pamje të pastër drejt Sarajevës së rrethuar, të huajt e pasur nga më shumë vende, kishin mbërritur përmes Beogradit, ka zbuluar dëshmitari i mbrojtur në filmin dokumentar “Sarajevo Safari”, I cili disa herë personalisht ka qenë dëshmitar në këtë gjueti njerëzish, raporton Klan M.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar çmimet, por e di se ka qenë jashtëzakonisht shtrenjtë dhe se çmimi ka qenë shumë më I lartë nëse caku ka qenë fëmijë.

“Të themi nëna e mban për dore, më pas gjuajnë fëmijën, ai bie dhe mendoj se kjo ishte e tmerrshme” – dëshmitari i mbrojtur.

Shërbimi i Intelegjencës së Armatës së Bosnjë e Hercegovinës , për të huajt që kishin paguar për të vrarë civilët në Sarajevë, kishte kuptuar përmes një të burgosuri me origjinë nga Serbia, që kishte ardhë me ta në B e H.

“Atij kryesisht I interesonte se sa paguheshin për të luftuar krah serbëve në Bosnjë. Ata I kanë thënë se nuk do të ketë shpërblime, por se ata kanë paguar për të luftuar në Bosnjë” – tha Edin Subasiq, ish epror i intelegjencës.

Hulumtimi i Al Jazeera Balkans ka zbuluar edhe njerëz të rinj që nuk njihen mes vete, ku përputhen dëshmitë rreth këtij fenomeni. Ata këta njerëz i përshkruajnë si të huaj të pasur me pajisje shumë të shtrenjta të armëve për gjueti, të cilët ndaj qytetarëve të Sarajevës së rrethuar kishin gjuajtur nga pozicionet e Armatës së serbëve të Bosnjës dhe me asistencën e tyre.

Një dëshmi identike nga filmi dokumentar “Sarajevo Safari” ka dhënë edhe ish-marinsi amerikan Xhon Xhordan I cili qitësit I ka përshkruajtur në Tribunalin e Hagës gjatë gjykimit të Ratko Mladiqit dhe Dragomir Milosheviqit.

“Është e qartë se ata njerëz të cilët dikush I shëtiste rreth e qark dhe u sqaronte si dhe ku dhe në bazë të veshjes së tyre ishte e qartë se bëhej fjalë për të ashtuquajturit qitës-turistë, term ky që e kemi njohur edhe në Bejrut” – tha Xhon Xhordan – ish marinas amerikan.

Me këtë rast, sic njofton AJB, mund të merret edhe Prokuroria Shtetërore e B e H, pasi kanë mbërritur kallëzimet penale nga disa anë.

Kryebashkiaku I Sarajevës Lindore, Lubisha Qosiq, kundër regjisorit të filmit “Sarajevo Safari” ka dorëzuar kallëzim penal duke thënë se bëhet fjalë për gënjeshtra të kulluara, kurse Kryebashkiakja e Sarajevës, Benjamina Kariq, gjithashtu ka dorëzuar kallëzime kundër personave të panjohur dhe Armatës së Republikës Serbe. /KlanMacedonina/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share