Kryeqyteti i Bosnje – Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual.
Pas Sarajevës renditet qyteti Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë.
Sipas kategorive, ajri në Sarajevë është shumë i rrezikshëm, ndërsa në tjerat i pashëndetshëm.
“Ata që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit, duhet ta shmangin çdo aktivitet në ambiente të jashtme. Të gjithë të tjerët duhet t’i shmangin qëndrimet e gjata jashtë”, sipas organizatës Ecoakcija, e cila mbledh të dhënat për cilësinë e ajrit në qytetet e Bosnje-Hercegovinës.