Mësuesja Afërdita sot duke dhuruar tullumbace mirëpriti nxënësit e saj të cilët sot filluan në klasë të parë.
E lumtur që filloi në klasë të parë ishte edhe Adora.
“Unë e kam emrin Andora edhe unë shumë e dua mësuesen që e kam, shumë mir po kaloj shumë e dua klasen shumë të bukur e kam dua të vizatoj shum e dua shkollen tani”.
E Poema recitoj vjersh që kishte mësuar për diten e saj të parë në shkollë.
Drejtori i Shkollës Fillore “Dituria” në Saraj të Shkupit, Zeko Abazi, tha se kjo shkollë nuk përballet me problemin e numrit të vogël të nxënësve.
“ Për dallim prej viseve tjera ne ndëgjojmë se disa vende disa rajone në vendin tonë numri i nxënësve bije në mënyrë drastike, në shkollën tonë është krejtë ndryshe domethënë numri për fat të mirë rritet” – tha Abazi.
Por problemi kryesor dhe i zakonshem si në çdo shkollë tjetër është mungesa e librave veçanërisht për klasat e treta dhe gjashta. Abazi thotë që zgjidhja e vetme do të mbetet që prindërit të paguajnë për të fotokopjuar librat.
“Është për momentin faktike domethënë klasat e 3 dhe të 6 nuk do të kenë tekstet shkollore shpresoj se shpejt do të furnizohen po kjo nuk është vetëm këtë vitë kjo praktik është gati çdo vitë shkollorë ne ballafaqohemi me probleme të kësaj natyre”, tha Abazi.
Përvec kësaj drejtori ka alarmuar edhe për dëmtimin tejmase të librave shkollor.
Në kompletin e librave për një nxanës prej 15 librave që japim a i ka 4 5 libra a nuk i ka që dmth prej periudhës 10 vjeçare janë amortizuar janë dëmtuar dhe nuk janë për pordorim dhe ky është një problem shumë shumë i madh. Në të shumtën e rasteve ne këtë problem e zgjedhim duke fotokopjuar dmth më shumë se gjysma e librave çdo nxënës i fotokopjonë”, shtoi drejtori.
Ndryshe, në Shkollën Fillore “Dituria” të Sarajit, janë 137 nxënës që nisin procedin edukativo-arsimor në klasën e parë. /KlanMacedonia/