Sara i dërgon dron Bardhit

Që nga dalja nga Big Brother, Sara Gjordeni po vazhdon t’i jap mbështetje të madhe Bardhit, me të cilin krijuan një histori dashurie brenda shtëpisë më të ndjekur.

Derisa Bardhi dhe Romeo ishin duke shëtitur rrethi pishinës, dëgjohet zhurma e dronit, të cilin ia kishte dërguar Sara.

“Dëgjo vetëm zemrën tënde. Të dua”, ishte porosia e Sarës.

Kjo e emocionoi tejmase Bardhin, i cili që prej daljes së Sarës nga shtëpia, vazhdon të jetë i mërzitur, ndërkohë një pjesë e madhe e banorëve po mundohen t’i qëndrojnë afër për ta ngushëlluar.

“Pse ma bërë këtë……. Sara të dua”, tha Bardhi derisa ishte duke e shikuar fluturimin e dronit mbi shtëpi.

Në një nga videot e publikuara në Instagram, Sara shkruan: Jam te ai krevati me ty edhe pse s’më sheh!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share