Kur bëhet fjalë për modën, ka disa ikona të stilit që pa sforcim magjepsin zemrat tona dhe na frymëzojnë me zgjedhjet e tyre. Në mesin e këtyre trendeve, bien në sy dy emra – Dua Lipa dhe Sara Hoxha. Së fundmi, dyshja dinamike tërhoqi vëmendjen e ndjekësve kur të dy kishin veshur të njëjtin fustan mahnitës nga Blumarine.
Me personalitetin e tyre të veçantë dhe ndjeshmërinë unike të modës, Dua Lipa dhe Sara Hoxha treguan se si një fustan i vetëm mund të shndërrohet në një kryevepër stili kur vishet nga dy individë me ndikim.
Sic ka vënë re edhe faqja shumë e ndjekur në Instagram @AlbanianStreetStyle, e tëra e dedikuar modës dhe influencuesve jo vetëm shqiptarë, Dua Lipa fustanin kuq të zjarrtë e veshi gjatë pushimeve në Shqipëri, ndërkaq Sara Hoxha po të njëjtin fustan e veshi në videoklipin e Ledrit.