BRENDA 30 DITËVE DUHET TË PËRFUNDOJNË RIPARIMET
Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se po sanohet rërshqitja e tokës dhë ndërtohet një kanal I ri betoni, pas dëmeve të shkaktuara të shtatorit në kanalin për akumulimin e ujrave për hidrocentralën Vërben në hidrosistemin Mavrovë.
Rrëshqitja e tokës nga shirat e rrëmbyeshëm më 27 Shtator shkaktuan dëmtimin e kanalit të ndërtuar qysh në vitin 1950.
Me leje të Byrosë për furnizime publike, sic njofton EMV-ja, me procedurë të shpejtë një firmë ndërtimore nga Tetova është zgjedhur kryerës I punëve, që tashmë ka nis punën në terren dhe sipas vlerësimeve duhet të përfundojë brenda 30 ditëve.
Hidrocentrali Vërben, sic thonë nga EMV-ja, gjatë gjithë periudhës është funksionale, ku ujrat vijnë nga kanale tjera, derisa uji që nuk mund të mbërrijë përmes kanalit që është në riparim e sipër, arrinë nga lumi Radika dhe shkon në akumulimin Shpile./KlanMacedonia/